English

Haxhinasto-Kover: Gatishmëri e qeverisë për gjithpërfshirje për 12 prioritetet e KE-së

Tiranë, 30 mars 2011, NOA- Një takim mes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, László Kover është zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Gjatë bisedës së zhvilluar në këtë takim, Haxhinasto e njohu z. Kover me përpjekjet për adresimin e 12 prioriteteve të Komisionit Evropian dhe gatishmërinë e plotë të qeverisë për një përqasje gjithëpërfshirëse të forcave politike, ku të gjitha palët kanë përgjegjësinë e tyre për t’u angazhuar, dhe për të dhënë kontribute direkte.

Më tej bashkëbiseduesit u përqendruan në nivelin e mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe potencialet e mëdha, veçanërisht në drejtim të bashkëpunimit ekonomik. Ministri Edmond Haxhinasto shprehu falenderimet për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të integrimit të saj në BE, siç është përcaktuar edhe në prioritetet e Presidencës Hungareze të BE.

Ndër të tjera ministri Haxhinasto theksoi se, është e domosdoshme përfshirja e Kosovës në nismat dhe projektet rajonale dhe ndërtimit të një perspektive të qartë evropiane.

a.y/NOA

KOMENTE