Korçë, 30 mars 2011, NOA- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë.
Një fugon, i cili sipas zërave paraprak, ishte duke ecur me shpejtësi të madhe i ka shkaktuar vdekjen një 60-vjeçari i cili ka qenë duke kapërcyer rrugën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Plasë të Korçës dhe shkak për këtë mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e mjetit.
Pavarësisht tentativave për ndihmë këmbësori ka gjetur menjëherë vdekjen, si pasojë e goditjeve të marra.
a.y/NOA