SHBA, 30 Mars NOA - I-Phone 5 mund të vlejë për Apple më shumë se 100 milionë smartphone: janë këto shifrat që janë bërë të ditura nga analistët e afërt të Cupertino për gjeneratën e pestë të celularëve të kompanisë amerikane.
Ky studim është kryer në bazë të analizave që janë bërë me modelet precedentë dhe në parashikimet për të ardhmen.
Me këtë shifër që kalon çdo imagjinatë Apple do të bëhej kompania e parë ose e dytë në mbarë botën në sektorin e smartphonë-ve.
Megjithatë në një lajm të tillë besueshmëria gjithmonë është e dyshimtë edhe pse diçka e tillë duhet thënë se është bazuar në studime dhe kërkime të shumta.
r.b/NOA