English

Komisioneri Fyle mbërrin në Kryeministri, nis takimin me Berishën

Tiranë, 30 mars, NOA Update – Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fyle, i cili gjendet sot në Tiranë në kuadrin e një vizite zyrtare, sapo ka ngjitur shkallët e Kryeministrisë, për të zhvilluar një takim të posaçëm me kreun e qeverisë, Sali Berisha.

Lajmi konfirmohet nga gazetari i NOA-s në vendngjarje, sipas të cilit, pritet që dy palët të diskutojnë kryesisht rreth përgatitjeve mbi zgjedhjet e 8 Majit dhe në tërësi, mbi zhvillimet më të fundit politike në vend.

Lajmi për mbërritjen e Fyles në Tiranë, u dha nga dje vetë zëdhënësja e BE-së, Natasha Butler, në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Ndërkaq, bëhet me dije se axhenda e komisionerit Fyle në Tiranë, përmban takim më vonë, edhe me liderin e opozitës Edi Rama, si edhe me presidentin Topi ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE