Tiranë, 30 mars 2011, NOA- Liri Berisha Presidentja e Fondacionit “Fëmijët shqiptarë” gjatë ditës së sotme është përqendruar gjatë në sëmundjen e Autizmit.
Java që vjen i dedikohet të gjithë fëmijëve autikë, pasi data 2 prill është cilësuar si dita e Autizmit.
Në këtë datë do të promovohet edhe libri për autizmin “Autizmi në klasën tuaj”, i cilësuar si libri i parë profesional në ndihmë të fëmijëve autikë.
Fondacioni "Fëmijët shqiptarë", i njohur për fushatat, dhe mbështetjen për trajtimin e fëmijëve autikë, në prag të 2 prillit, ka deklaruar se do të lobojë pranë strukturave të shtetit, në ndihmë të këtyre fëmijëve pasi 1 % e fëmijëve shqiptar janë prekur nga kjo sëmundje.
Rimbursim te terapive, ngritjen e asistencave ditore, apo dhe rishikimin e ndihmës ekonomike, që përfitojnë fëmijët autikë. Problem ende në vend mbetet diagnostikimi jo në kohë i këtij çrregullimi.
Gjatë fjalës së saj, znj.Berisha tha: “Java që vjen është sensibilizuese për autizmin. Autizmi në Shqipëri është në rritje. Është rritur diagnostifikimi i rasteve dhe se në vjeshtë do të përfundojë qendra për autikë. Qëndra për fëmijët autikë 2-7 vjeç”.
Znj.Berisha ka qenë iniciatorja për krijimin e kësaj qendre në ndihmë të këtyre fëmijëve, pasi sëmundja e autizmit, ashtu sikurse janë shprehur edhe mjekët, nuk zgjedh.
a.y/NOA