English

“Lopë”, shkatërrohet banda me 6 shqiptarë në Itali

Shkatërrohet banda e prostitucionit në Itali, emrat dhe fotot e 6 shqiptarëve të arrestuar

Kazerta, 30 mars 2011, NOA - Gjashtë shqiptarë kanë rënë sot në prangat e policisë për shfrytëzim prostitucioni. Korrespondenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se 6 qytetarët shqiptare kishin ngritur një rrjet prostitucioni me vajza rumune, të cilat i kalonin nga Shqipëria drejt Italisë.

Personat e arrestuar janë: Florian Sallaj, Telat Qoku, Muhamer Qoku, Blerim Qoku, Aleks Kadria, Xhevat Sula.

Gjithashtu janë arrestuar edhe një shtetas italian, si dhe një rumun. Ndërkohë që shqiptarët dyshohen dhe për një vrasje.

Operacioni është koduar nga policia italian me emrin “Kali i Çmendur”. Në përgjimet e policisë është zbuluar se vajzat quheshin “lopë” nga trafikantët, për të mos u zbuluar nga policia.

Arrestimi i tyre është bërë sot nga komunën e Santa Maria Capua Vetere në rajonin e Kazertës.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar:

Florian Sallaj

Telat Qoku

Muhamer Qoku

Blerim Qoku

Aleks Kadria

Xhevat Sula

KOMENTE