English

Lutjet të shtojnë në peshë

SHBA, 30 Mars NOA - Sipas një studimi amerikan, me sa duket t’i dedikohesh lutjeve ndikon në shtimin e peshës.

Këtë fakt e konfirmojnë studiuesit e Northwestern University (seksion i një shkolle mjekësore) në Chicago që, të koordinuar nga doktor Donald Lloyd-Jones, kanë vënë re për 18 vite një kampion prej 2500 personash, femra dhe meshkuj.

Nga ky studim rezultoi se të rinjtë mes moshës 20 dhe 32 vjeçare që frekuentonin vendet e shenjta, luteshin dhe shkonin në meshë të paktën njëherë në javë dhe kishin 50% më shumë mundësi për tu bërë obez në moshën 50 vjeçare.

Një element, i cili ishte ekzistent dhe kur eliminoheshin faktorë të tjerë si çrregullimet në gjendjen financiare, kulturë apo seks.

r.b/NOA

KOMENTE