English

Marrëveshja për zgjedhjet, pritet të mblidhet sot sërish tryeza e partive

Tiranë, 30 mars, NOA – Pasi nuk ka arritur dot në një përfundim konkret ditën e djeshme, pritet që të mblidhet sërish sot tryeza e partive politike me qëllimin e sigurimit të një marrëveshje për procesin zgjedhor të 8 Majit.

Kështu, e thirrur me ftesë të Partisë Demokratike, kjo tryezë parashikohet që të mbledhë sërish përfaqësuesit e partive, në prani edhe të atyre të pranisë së OSBE-së në vendin tonë.

Gjatë punimeve të djeshme të kësaj tryeze, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, propozoi ndaj homologut të tij të opozitës, Gramoz Ruçi, një draft-marrëveshje e cila përmbante 16 pika përkatëse mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 Majit.

Por ky i fundit nuk pranoi ta firmosë atë, duke parashtruar nga ana e tij, 8 kushte, sipas të cilit duhet të merren parasysh nga mazhoranca patjetër, në funksion të zhvillimit korrekt të zgjedhjeve lokale të 8 Majit ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE