English

Obama: Gedafi dhe regjimi i tij i ka ditët të numëruara

E mërkurë, 30 mars 2011, NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama deklaroi se regjimit të liderit libian Muamar Gedaf po i vjen fundi.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se ditët e kolonelit dhe të mbështetësve të tij janë të numëruara.

Sipas tij komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë presionin diplomatik në mënyrë që udhëheqësi libian të vendosë të largohet përfundimisht nga pushteti.

Forcat ndërkombëtare pas startit të dhënë nga Franca, kanë sulmuar pa pushim forcat pro-Gadafit për afro dhjetë ditë.

Këto sulme erdhën pas rezolutës së Kombeve të Bashkuara, të mbajtur Paris, për krijimin e zonës së ndalim-fluturimeve.

a.y/NOA

KOMENTE