Prishtinë, 30 mars 2011, NOA – Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke deklaruar se do të lëshojë zyrën e Presidentit të Kosovës. Presidenti i Kosovës theksoi gjatë një prononcimi për mediat se ai do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e cilësoi antikushtetues votimin për zgjedhjen e tij si Kryetar i Shtetit të Kosovës.
Presidenti i Kosovës e plotësoi këtë deklaratë duke thënë se “nuk ka nevojë për dorëheqjen e tij”.
Pacolli gjatë deklaratës së tij bën me dije se nuk është i sigurt nëse do të rikandidojë për postin e Presidentit të Kosovës.
Ai nënvizoi se nuk ndihet fajtor për situatën politke të krijuar me shpalljen të pavlefshme nga Kushtetuesja të zgjedhjes së tij.
“Unë nuk kam shkelur Kushtetutën”, deklaroi Pacolli gjatë reagimit të tij pas vendimit të Kushtetueses.
Presidenti i Kosovës tha se çështja e rikandidimit të tij i takon tashmë koalicionit qeveritar, për të cilin tha se duhet të jetë konstruktiv në këtë proces.
Ai deklaroi para gazetarëve se procesi i zgjedhjes së presidentit do të nisë nga pika zero. Vijon...
mit/NOA