Tiranë, 31 mars 2011 NOA - Masat ajrore te paqendrueshme do te mbeten prezent edhe neser ne te gjithe territorin.
Vranesira dhe shira te dobet do te kete ne te gjithe Shqipërinë por nuk do te mungojne edhe intervale te shkurtra me kthjellime.
Duke ju afruar oreve te mesdites parashikohet shtim i vranësirave dhe shirave ne te gjithe vendin sidomos ne Jug dhe Juglindje.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb edhe pjesa e dyte te dites do te mbetet me vranesira dhe shira lokale ne te gjithe territorin shqiptar.
Shira me intensitet mesatar te kete ne Pogradec, Korçë, Erseke, dhe Bilisht.
Gjate nates vranesirat dhe reshjet e shiut do te largohen gradualisht nga i gjithë vendi.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne vlerat e mëngjesit por ne vlerat e mesdites temperaturat do te rriten me 2 grade celcius.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Perendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te jete 2 balle.
Europa
Neser, pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te jete me mot te kthjellet perjashtuar Europen veriperëndimore dhe Ishujt Britanike te cilet do te mbetet ne kushtet te paqendrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do te jene prezent gjate gjithe dites.
Problematike situata paraqitet ne Ishujt Britanik ku reshjet e dendura do te shoqerohen me stuhi te forta ere.
Gjithashtu reshje te dendura shiu dhe debore do te kete ne Suedi dhe Finlande.
Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani do te mbeten me vranesira dhe shira me intensitet te ulet.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Britania rrezikon rrebeshe shiu dhe stuhi ere;
Gjermania rrezikohet nga reshje shiu dhe mjegull;
Finlanda do te mbetet me reshje shiu dhe debore.
e.t/NOA