English

Plagosi rëndë me thikë një 21-vjeçar, kapet minoreni

Tiranë, 30 mars, NOA – Forcat e policisë së Tiranës, kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e 14-vjeçarit me emrin A.Ahmetaliaj, i dyshuar për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 të Kodit Penal.

Siç ato bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, u mor masa e arrestit për konsumim të kësaj vepre, pasi dyshohet se i lartpërmendurit pas një konflikti për motive të dobëta, në Fruti-kulturë në Kamëz, ka plagosur rëndë me dashje me armë të ftohtë thikë, 21-vjeçarin Edmond Karaj, edhe ky banues atje, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, e cila ka shërbyer për realizimin e krimit, ndërkohë që materialet iu kaluan prokurorisë së Tiranës.

n.e/NOA

KOMENTE