English

Pranga sekseres nga Vlora, premtonte favore në Prokurori në këmbim të parave

Vlorë, 30 mars 2011, NOA- Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e sotme një femër të moshës 60 vjeçare e akuzuar për mashtrim.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se arrestimi ndaj të ndaluarës Vasilika Lina erdhi pas urdhërit të ndalimit nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Menjëherë policia e Vlorës është vënë në veprim dhe ka ekzekutuar urdhrin për ndalimin e saj, pas denoncimit të një tjetër shtetaseje.

Mësohet se urdhri i ndalimit është lëshuar në kuadër të hetimeve të nisura në fillim të muajti janar, nga të cilat ka rezultuar se e ndaluara Vasilika Lina, ka konsumuar elementët e veprës penale të mashtrimit, pasi i kishte premtuar denoncueses zgjidhjen e një problemi në Prokurori në këmbim të një shume prej 3000 euro.

a.y/NOA

KOMENTE