Tiranë, 30 mars 2011, NOA- Kryetari aktual i bashkisë së Tiranës, njëherësh kandidat për ta drejtuar sërish atë, ka inauguruar rrugën “Medar Shtylla” në zonën e Komunës së Parisit.
Punimet në këtë rrugë çuan në sistemimin, asfaltimin dhe zgjerimin e saj.
Gjatë fjalës me banorët e zonës Rama tha se, “Pensionet keq, faturat më keq, punët e qeverisë akoma më keq, por të paktën rrugët, trotuaret, gjelbërimin ne të vazhdojmë t’i përmirësojmë, t’i çojmë përpara, sepse edhe qeveria ditët e numëruara i ka”, ka deklaruar Rama, këtë herë i shfaqur dukshëm si kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Këtë fakt e konfirmon edhe afati i kryerjes së punimeve, pasi rikonstruktimi i kësaj rruge nisi vetëm një javë më parë.
a.y/NOA