English

Rifillon Dancing with the Stars Albania

Tiranë, 30 mars, NOA - Bazuar mbi formatin origjinal të spektaklit të BBC dhe me patentë ekskluzive rajonale nga rrjeti televiziv britanik, ditën e enjte më 31 mars, starton në Tring dhe Vizion Plus edicioni i dytë i spektaklit të vallëzimit “Dancing with the stars Albania”.

Producentja Holta Dulaku, edhe këtë herë premton risi, emocione të reja, spektakël dhe garë mes vipave që do të na bëjë të mbajmë frymën pezull në mjaft çaste të dueleve mes tyre. Ashtu sikundër vitin e kaluar, publiku shqiptar përmes votimit të tij do të ketë një vend të rëndësishëm sa i takon vendimeve, të cilat nuk do të jenë një ekskluzivitet i jurisë së spektaklit. Pas suksesit të edicionit të parë të Dancing with the stars, Albania, i cili u fitua vjet nga modeli Oni Pustina, tashmë gara pritet të jetë edhe më e ndezur.

VIP-a të rinj, prezantues të rinj, skenografi e re dhe emocione gjithashtu të reja, me atë shijen e fortë të verës së vjetër na presin të gjithëve vetëm në ekranin e Vizion Plus dhe Tring Digital. Ndërsa regjisorja vazhdon të mbetet e mirënjohura Vera Grabocka, siç dihet, prezantuesja nuk do të jetë me Alketa Vejsiu por në vend te saj vjen një çift mjaft simpatik, si në jetën reale ashtu dhe atë mediatike, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Po kështu, garë të fortë dhe emocione të bukura premtojnë emrat e konkurrentëve VIP, të cilët nuk do t’i shohim të përballen në fushat ku janë kampionë, por tashmë në një dimension të ri për ta, të kapluar nga djersët, pasioni, frika pasiguria e gjithaq, nga momentet e bukura, të cilat padyshim që do të paraprijnë apo pasprijnë çastet më të vështira të tyre, mes provave të një kërcimi, presionit të votimit të jurisë dhe atij të publikut. Një spektakël që më tepër se një reality show, do të tregojë fuqinë e jashtme dhe të brendshme të VIP-ave që marrin pjesë, vullnetin e tyre, shpirtin e garës dhe pasionin që kanë për vallëzimin. Për 12 javë mes tyre do të garojnë emra të njohur që i përkasin fushave të ndryshme, si bukuroshet Agnesa Vuthaj dhe Çiljeta Xhilaga, publicisti Arian Konomi, aktori i njohur Enver Petrovci, talentja durrsake e aktrimit Olta Gixhari, bukuroshja franceze Eloise le Petit, regjisori Ervin Çuli, këngëtari Shpat Kasapi, Big Basta, poetesha Mimoza Ahmeti, Olsi Mingomata i njohur nga pjesëmarrja e tij në Big Brother dhe Vesa Luma.

Oraret e spektaklit

Reality show, Prodhim i Tring Digital, Sezoni II, Prej 31 Mars

Vizion Plus & 3PLUS (Shqipëri) 21PLUS (Kosovë) ERA (Maqedoni)

Transmetimi i parë në rrjet LIVE: Vizion Plus / 21plus / Era TV

Mbrëmja Gala të enjten, Ora 21:00

Forumi - Dancing Together: E Diel, ora 17:00

Përmbledhjet Ditore: E Hëne - E Shtunë, Ora 19:30

Ritransmetimet vetëm në: 3Plus

Mbrëmja Gala, çdo të premte, ora 21:00

Forumi - Dancing Together, çdo të hënë, ora 20.00

Përmbledhjet Ditore, çdo ditë, ora 20.30

Për më shumë klikoni: http://www.youtube.com/watch?v=Yw_v8KCNspQ

KOMENTE