English

Shtyhet për të premten marrëveshja PD-PS për zgjedhjet

Tiranë, 30 mars, NOA – Ekspertët e partive politike kanë vendosur që të premten të mblidhen dhe një herë për të vendosur në lidhje me marrëveshjen politike. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, deputeti PS-së, Damian Gjiknuri dhe eksperti i PD-së Oert Bylykbashi kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim në Kryesinë e Kuvendit ku kanë diskuar mbi detajet e marrëveshjes për zgjedhjet.

Në një pronconim për mediat, përfaqësuesit e partive politike kanë theksuar se bëhet fjalë për detaje teknike, plotësimi i të cilave do të krijon mundësinë e hartimit të një marrëveshje.

Deputeti i PS-së, Damin Gjiknuri tha se pret një reflektim nga ana e Partisë Socialiste në lidhje me dokumentin dhe pranimet e kushteve të PS-së.

a.k/NOA

KOMENTE