English

Tabaku: Për Bashën e para është Tirana dhe qytetarët e saj

Tiranë, 30 mars 2011, NOA – Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi sot se për kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha, e para është Tirana dhe qytetarët e saj. “Lulzim Basha është ndryshe”, sot si çdo ditë ai është në mes të qytetarëve duke i dëgjuar, duke ndarë me ta projektet për përmirësimin e jetës në Tiranës, dhe për zgjidhjen e problemeve që ka qyteti dhe njerëzit e tij”, tha zonja Tabaku.

Duke folur për kryebashkiakun Edi rama, që kandidon për të katërtin mandat në kryeqytet, ajo deklaroi se “rraskapitja politike e Edi Ramës provoi para qytetarëve se interesi i tij i vetëm është lufta politike dhe jo zgjidhja e halleve dhe problemeve të këtij qyteti dhe banorëve të tij”.

“Shpifja dhe trillimi absurd ndaj kundërshtarit dhe familjarëve të tij, mbetet e vetmja alternativë që Edi Rama ofron si bilanc të 4 viteve në krye të Bashkisë”, tha tabaku para qytetarëve.

Sipas saj politika e Ramës nuk krijon asnjë vend të ri pune, nuk ul çmimet, nuk ndërton asnjë park, shkollë apo kopsht të ri dhe nuk nuk tregon se ku shkojnë taksat e qytetarëve të rritura nga viti në vit.

Ajo e akuzoi Ramën se me politikën e përbaltjes nuk zgjidh kolapsin e trafikut dhe nuk e ul ndotjen e tiranës, qyteti më të ndotur të Europës.

Tabaku theksoi se “Edi Rama, vjen duarbosh para qytetarëve në zgjedhjet e 8 majit dhe ofron si alternativë vetëm konfliktin politik”.

mit/NOA

KOMENTE