English

UNHCR: Në Lampeduza, situata është mjaft alarmante

Uashington, 30 mars, NOA – Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në botë, ka lëshuar së fundmi alarmin mbi gjendjen ekzistuese në ishullin Lampeduza në Itali, i cili pret gjithë refugjatët nga Afrika që mbërrijnë aty.

Përfaqësuesja e lartë i UNHCR-së, Laura Boldrini, ka pohuar se situata në ishullin italian Lampeduza është bërë e padurueshme, pasi aty kanë mbërritur së fundmi mijëra emigrantë tunizianë.

“Emigrantët janë të braktisur, ata flenë jashtë”, tha ajo.

Duke pohuar se shifrat e të ardhurve, tejkalojnë madje edhe atë të banorëve të ishullit.

n.e/NOA

KOMENTE