English

Update - Pasqyra e Shtypit, 30 Mars 2011

Tiranë, 30 mars, NOA - EDICIONI I DYTË - Gazetat shqiptare flasin mbi gjithçka ndodhi dje në tryezën e partive të thirrur nga PD, dhe refuzimin e opozitës për të nënshkruar marrëveshjen me 16 pika të saj, duke ofruar 8 kushte.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Për Tiranën/ zbardhen listat PD-PS për këshilltarët bashkiakë”, i cili flet për listimin e fundit të partive kryesore në vend mbi kandidatët për këshillat e bashkive dhe komunave për 8 Majin.

“Kapen tre vrasësit e policit të Vlorës, mes tyre superhajduti minoren Saleo Stojani”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Bashkim Zeneli: Zgjedhjet e reja, nuk janë zgjidhje për Kosovën”; “Durrës, ekzekutohet me 5 plumba 20-vjeçari”; “Akciza, prodhuesit e birrës letër të hapur ministrit Bode” etj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Hyjnë kartëmonedha 100-dollarëshe false në Shqipëri”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete skandalin e fundit me kartëmonedhat false, pas atyre euro, publikuar para disa ditësh në këtë gazetë.

“Tryeza e partive: Ja 16 pikat e PD dhe 8 pikat e PS” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Listat me kandidatët e këshilltarëve për bashki dhe komuna”.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Gruaja e Lulëzim Bashës, la shtetësinë shqiptare”, i cili citon sesi bashkëshortja e kandidatit demokrat për Tiranën, Aurela Isufi figuron si shtetase holandeze dhe nuk është në listën e zgjedhjeve.

“Aksidenti, ministri Vasili operacion në spital” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar aksidentit të para pak ditëve të ministrit të Shëndetësisë në Elbasan.

Kurse “Flet Pacolli: Po ika unë si president, do të jetë e vështirë” flet për rrëzimin e kreut të shtetit kosovar nga Gjykata kushtetuese.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Presidenti Baroso: Demokracia nuk n dertohet me grindje”, i cili tregon sesi shefi i Komisionit Evropian ka lëshuar deklarata për pajtimin mes palëve të politikës shqiptare,

“21 Janari, pistoletat e gardistëve ‘të pafajshme’” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Tiranë-Elbasan, rrezikon si Kalimashi”, “Studentët në pasuniversitar, test ndërkombëtar për kualifikimin” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Opozita refuzon propozimin e PD, nuk firmos marrëveshjen”, i cili pasqyron qëndrimin e paraqitur dje nga opozita në tryezën e thirrur nga PD për marrëveshje në prag të zgjedhjeve të 8 Majit.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “OSBE: Ndryshimet në Kod, pas 8 Majit”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Haxhinasto, konflikti në Libi: Ofrojmë portet dhe aeroportet”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 30 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE