English

Urgjent- Plumba babait dhe dy djemve në Shijak, 19 vjeçari në luftë me jetën

Shijak, 30 mars 2011, NOA- Tre persona kanë ngelur të plagosur në Shijak pak minuta më parë, në fshatin Gjepalë.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se identiteti i të plagosurve është Hekuran Kurti i moshës 42 vjeç, babai i dy djemve.

Ndërsa dy djemtë me iniciale B.Kurit 21 vjeç dhe E.Kurti 19 vjeç.

E. Kurti mësohet të jetë në gjendje më të rëndë shëndetësore, madje edhe kritike edhe për jetën.

Ndonëse dyshohet se autori i krimit të jetë Arsen Shehu i moshës 45-vjeç, ai është shpallur në kërkim pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Mësohet se autori ikrimit, ka shtënë mbi tre meshkujt e së njëjtës familje me armë zjarri të tipit pistoletë, pas një konflikti me këta të fundit.

Unifiormat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje kanë nisur menjëherë punën për të zbardhur situatën dhe për të vënë nën pranga autorin.

a.y/NOA

KOMENTE