Prishtinë, 30 mars 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e vendosur në qëndrimin e saj për të kundërshtuar shitjen e PTK-së.
Nëpërmjet një deklarate për mediat Vetëvendosje shprehet: “I ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të enjten më 31 mars duke filluar nga ora 11:00, para ndërtesës së Qeverisë t’i bashkohen kësaj demonstrate, në mënyrë që së bashku ta kundërshtojmë shitjen e PTK-së. Programi politik i Lëvizjes Vetëvendosje! thotë se ndërmarrjet publike që kanë rëndësi zhvillimore strategjike dhe kapacitet të konsiderueshëm të gjenerimit financiar, nuk duhet të privatizohen. Një ndërmarrje e tillë është edhe PTK-ja”.
Më tej sqarohet se Lëvizja Vetëvendosje mbështet kërkesat e drejta të punëtorëve të PTK-së, pasi e konsideron atë si shumë të rëndësishme për vendin.
a.y/NOA