English

Vritet fëmija 9-vjeçar, dyshohet një i sëmurë mendor

Berat-Fier, 30 mars 2011 NOA – Një djalë në moshën rreth nëntë vjeç ka gjetur vdekjen në spitalin e Fierit pasi ishte dërguar aty me urgjencë pas traumës fizike që kishte pësuar.

Viktima, E.Ndreka 9 vjeç, nga fshati Luar i rrethit të Fierit, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve që ka marrë nga Hysen Sulkaj, një 27 vjeçar nga Donofrosa, komuna Cukallat. i cili nga hetimet e para rezulton i sëmurë mendor.

Shumë forca policore gjenden momentalisht si në spitalin e Fierit dhe në Donofrosë ku ndodhi ngjarja, për të zbardhur më tej ngjarjen që fillimisht ishte dyshuar si aksidentale.

Hetimet flasin për goditje me sende të forta që i dyshuari besohet t’i ketë bërë fëmijës sot në orën 15.00 duke i shkaktuar plagët fatale që dhe i morën jetën sot pasdite vonë.

Vogëlushi gjendej tek të afërmit e tij në Donofrosë kur u bë pre i dhunës së egër të të sëmurit mendor.

Policia ende nuk ka konfirmuar nëse i dyshuari është me raport mjekësor si i sëmurë mendor.

e.t/NOA

KOMENTE