English

Beqja: E vetmja rrugë për qytetarët është PS

Tiranë, 31 mars, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja akuzoi sot kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli se nuk kanë investuar në infrastrukturën rrugore në zonat e Veriut.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, ai u shpreh se investimet nuk janë kryer edhe në infrastrukturë dhe në ujësjellësit duke i lënë të harruara këto zona.

Duke folur për marrëveshjen me qeverinë gjermane për investime në ujësjellës në disa zona të vendit, Beqja tha se “e vetmja rrugë që shqiptarët të ketë ujë dhe të paguajnë sa më pas për shërbimet është Partia Socialiste”.

a.k/NOA

KOMENTE