English

Betohen 5 deputetët e rinj të Kuvendit

Tiranë, 31 mars, NOA – Kosta Barka, Ndriçim Babasi, Aurel Bylykbashi, Arjon Muçaj dhe Ndrec Deda janë pesë deputetët e rinj të Kuvendit shqiptar, pas zëvendësimit të 5 ish-deputetëve që u detyruan ta lënë postin për shkak të kandidimit të tyre për kryetarë bashkish në zgjedhjet lokale të 8 Majit.

Të lartpërmendurit, kanë kryer sot betimin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, duke plotësuar në këtë mënyrë zyrtarisht vendet vakante të krijuara në këtë institucion, pas dorëheqjes së pesë ish-deputetëve: Lulëzim Basha, Ferdinand Xhaferraj, Ardian Kollozi, Gjok Jaku dhe Fatos Tushe. Tre prej tyre i përkasin Partisë Demokratike, ndërsa dy Partisë Socialiste.

n.e/NOA

KOMENTE