Tiranë, 31 mars, NOA – Pyjet kanë qenë një pasuri me vlerë e këtij vendi, por nuk janë më. Ato tashmë nuk janë më as pjesë e parqeve kombëtare, pasi as këta të fundit nuk janë më.
Ky ka qenë shqetësimi që ka ngritur deputeti Erjon Braçe, gjatë fjalës së mbajtur sot në seancë plenare, duke pohuar se ai duhet marrë patjetër në konsideratë nga qeveria, për të siguruar marrjen në mbrojtje të pyjeve si pasuri kombëtare.
“Eshtë vepër e njeriut, e atyre që kanë punuar deri tani për krijimin e tyre dhe ndaj duhet të jetë një pasuri e mirë-administruar, pa lënë të përfitojnë prej saj njerëz që s’kanë lidhje”, tha Braçe.
Ai vuri në dukje se këta të fundit, janë kryetarë partish dhe njerëz me imunitet, që çdo ditë mendojnë si të përfitojnë prej pyjeve dhe lëndës drusore.
Prandaj deputeti socialist parashtroi si të domosdoshëm marrjen e masave për mosdhënien e lejeve minerare në zonat e pyjeve, apo të shfrytëzimit të lëndëve drusore ... (vijon) n.e/NOA