Tiranë, 31 mars 2011, NOA- Kandidati për këshilltar në Bashkinë e Tiranës i Partisë Socialiste Ervin Bushati, reagoi sërish lidhur me listat e zgjedhësve.
Së bashku me deputetin Eduard Shalsi që nga njësia nr.8 në kryeqytet, Bushati tha: “Është jashtë çdo parametri ligjor që të mos na jepet ndryshimet që janë bërë mbas datës 8 mars, kohë në të cilën kodi zgjedhor parashikon që 60 ditë para zgjedhjeve duhet të ndalojnë regjistrimet në njësitë bashkiake për listat zgjedhore”.
Sipas tij pushteti i Sali Berishës ndodhet në panik dhe si rrjedhojë e tij, fsheh informacionin për të pasur një proces zgjedhor të rregullt.
Ai përsëriti edhe njëherë faktin se procesin zgjedhor të 8 majit Partia Socialiste do e garantojë me çdo kusht.
a.y/NOA