Tiranë, 31 mars 2011 NOA - Në Itali ka shpërthyer një polemikë e jashtëzakonshme për çështjen Saviano. Autori i librit “Gomorra” është akuzuar disa herë nga shtypi italian për plagjiaturë, por këtë radhë akuza vjen nga Shqipëria.
Gazetat prestigjioze italiane “Libero” dhe“Il Giornale”, të ndjekura nga dhjetëra media të tjera më të vogla, sajte dhe blogje, kanë botuar sot denoncimin e bërë nga e përjavshmja shqiptare “Investigim” për plagjiaturë ndaj Roberto Savianos.
“Fotoja në faqen e parë dhe titulli që thotë: Saviano. Kush është ky?” citojnë mediat italiane numrin e 21 marsit të këtij viti të së përjavshmes Investigim.
Sipas gazetave italiane, drejtori Alket Aliu ka publikuar një editorial të hidhur, duke paraqitur akuza të qarta: “Saviano i njeh të drejtat e autorit vetëm kur bëhet fjalë për kontratat e tij milionare me kompanitë e Berluskonit, ndërsa të drejtat e autorit të gazetarëve shqiptarë nuk vlejnë”.
Debati është ndezur për shkak të një investigimi për lidhjet ndërmjet Kamorrës napolitane dhe Sigurimit të Shtetit Shqiptar (policia sekrete në kohën e diktaturës).
Një investigim që drejtori Aliu pohon se është zhvilluar nga gazetarët shqiptarë, ndërsa vetë Saviano ka marrë autorësinë në një intervistë në Top Channel.
I pyetur nga agjencia NOA, drejtori i gazetës “Investigim”, Alket Aliu pohoi sot se “problemi nuk qëndron në kanalin televiziv që e ka transmetuar, pasi kolegët shqiptarë nuk mund të censuronin Savianon, por ky i fundit nuk mund të përfitojë nga puna e gazetarëve shqiptarë”.
Pothuajse të gjitha mediat italiane nuk kanë harrur të nënvizojnë se “Saviano nuk heq dorë nga vesi i vjedhjes” duke iu referuar këtë radhë akuzave nga përtej detit.
Aliu shpjegon se investigimi është përkthyer dhe botuar në italisht nga sajti italian “Osservatorio Italiano” i cili përfaqëson një rrjet rajonal bashkëpunimi të suksesshëm.
“Saviano ka kërkuar materialet tona nga drejtori i sajtit italian, Michele Altamura, dhe pasi mori gjithë informacionin për punën që ishte bërë nga gazetarët shqiptarë, u zhduk.
Për t’u shfaqur më pas në televizion dhe për të marrë autorësinë e këtij investigimi”
Edhe për drejtorin e “Osservatorio Italiano”, Michele Altamura, Roberto Saviano nuk ka cituar burimin nga ka marrë informacionin dhe “për sa kohë vazhdon të përsërisë atë që gazetarët e tjerë kanë zbuluar me kurajë dhe duke përballuar edhe rreziqet, Saviano ngelet rob i thjeshtë i pushtetit”.
Më poshtë vijon dhe shkrimi i publikuar nga e përjavshmja shqiptare, që u pasua nga polemikat në Itali:
Saviano. Kush është ky?
Personazhi që u shndërrua në yll televiziv si gazetar i famshëm, pa bërë asnjë shkrim investigativ. Mashtrimi i radhës në Top Channel. Historia e trafiqeve ndërmjet Sigurimit të Shtetit e Kamorrës që Saviano kërkoi të zbulohej, u publikua në Shqipëri dy vjet më parë dhe u ribotua në Itali. Ja gjithë dokumentet dhe provat
Alket Aliu
Të shumtë janë tashmë në Itali ata që po pyesin: Kush është ky Roberto Saviano? Çfarë ka bërë në jetë që u shndërrua papritur në një yll të televizionit? Çfarë faktesh të reja ka zbuluar dhe fare provash ka sjellë përpara publikut? Ndërsa në Itali ka me qindra e mijëra gazetarë që rropaten nga mëngjesi në mbrëmje për të sjellë lajmin, informacionin apo investigimin te lexuesi apo shikuesi, ky Saviano duket sikur tallet me të gjithë ata që nuk janë në gjendje të sajojnë histori persekutimi, për t’u vendosur në qendër të vëmendjes pa bërë asgjë. Një personazh i ngjashëm me ata të “Big Brother”. Një mishërim i përkryer i aksiomës se për të qenë i suksesshëm në gazetari, nuk është e nevojshme të punosh me profesionalizëm. Mjafton të kesh një menaxher të mirë.
Në intervistën e disa javëve më parë te “Top Channel” në emisionin e Rudina Xhungës, Roberto Saviano konsumoi mashtrimin e radhës, duke treguar se si e ndërton karrierën në kurriz të të tjerëve. Po shkëpus një fragment. “...Totalitarizmi komunist ka njё vazhdimёsi te mafiet: monopoli, frika nga kontrolli, nga dhuna dhe nga balta. Kёshtu po i referohesha dokumenteve tё shёrbimeve tё fshehta shqiptare qё nuk janё mё tё sekretuara. Nuk e di, me siguri duhet tё ketё ndonjё kёrkues qё po i studion dokumentet e Sigurimit, por i ftoj vёzhguesit shqiptarё t’i studiojnё ato dokumente, sepse vёrtetojnё zyrtarisht marrёdhёniet midis Kamorrёs dhe shtetit shqiptar, para rёnies sё regjimit komunist. Pёrkon, tё paktёn nga kёto dokumente, me fundin e marrёdhёnieve midis Kinёs dhe Shqipёrisё. Shqipёria pёrjetoi njё krizё shumё tё ndёrlikuar dhe udhёheqёs tё shtetit shqiptar tё regjimit komunist takuan drejtues tё Kamorrёs napoletane, nё veçanti Paskuale Galason dhe Mikele Xaxan, të cilët e pranuan kёrkesёn e Shqipёrisё pёr tё shitur armё, armë qё Kamorra ua shet palestinezёve, irlandezёve, tё gjitha karteleve kriminale qё duan. Armё shqiptare tё shitura nga Kamorra. Nё kёmbim, Shqipёria i ofron mbёshtetje nё rrugёt ujore pёr kontrabandёn e cigareve, mikpritje tё tё fshehurve, pra anёtarёve tё Kamorrёs, dhe meqё po flasim pёr regjimin komunist, nuk mund t’u ofronte tregun e lirё, sepse nuk ekzistonte tregu. Por kur regjimi ra, ata i kishin ndёrkaq tё gjitha pikat e referimit atje, sepse ata gjeneralё, ata ambasadorё, ata funksionarё komunistё pastaj u bёnё demokratё, dhe nё atё pikё u dhanё lejet pёr tё hapur fabrikat, mundёsinё pёr tё investuar nё banka. Kamorra asokohe u jepte shqiptarёve edhe shkopinj gome pёr policinё, bombat gazlotsjellёse, gjithё kёto gjёra. Ështё e shkruajtur nё ato dokumente. Sepse Shqipёria, në kohën e regjimi komunist, instrumentet e shtypjes, sovjetikёve nuk ua kёrkonin dhe kinezёt nuk ua jepnin. Dhe ua jepte Kamorra. Kjo ёshtё e rёndёsishme tё kujtohet: sepse shqiptarёt qё kanё vuajtur nё ato vite shtypjen e regjimit komunist, kjo shtypje ushtrohej me prangat dhe armët qё Kamorra i jepte regjimit, gjithnjё nёse kёto dokumente janё tё vёrteta. Dhe sidomos, edhe njё element tjetёr ёshtё se borgjezia shqiptare qё po kuptonte qё regjimi po binte filloi tё strukturohet falё marrёdhёnieve me kriminalitetin e organizuar, qё i jepte valutё tё huaj. Kёshtu qё nё kёtё rast, sinjalizohet nё dokumentet e shёrbimeve tё fshehta, se valuta qё Kamorra u jepte shqiptarёve ishte valutё spanjolle. Meqё Kamorra napoletane ishte e fortё nё Spanjё, nuk jepnin lireta, por jepnin para’ spanjolle. Para’ spanjolle qё kёta i vinin mёnjanё qё tё mund t’u qaseshin tregjeve qё kishin rёndёsi pёr tё blerё nga makinat te rrobat, nga informacionet, te kokaina, sepse monedha shqiptare natyrisht qё nuk vlente fare nё rrafshin ndёrkombёtar.” Ndoshta Saviano nuk e di që këto dokumente janë bërë publike të paktën prej dy vjetësh nga redaksia e gazetës “Lajmi Investigim”. Jo vetëm kaq. Ato janë përkthyer dhe botuar edhe në italisht në sajtin e specializuar për lajme të “inteligjencës” Osservatorio Italiano, duke cituar me korrektësi gazetën “Investigim”. Saviano nuk e di apo bën sikur nuk e di? Pas kontaktit me drejtorin e Osservatorio Italiano, Michele Altamura, mësuam se Roberto Saviano ka kontaktuar redaksinë e sajtit italian, e cila i ka ofruar gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me këtë çështje. Mund të publikojmë edhe e-mailet e shkëmbyera ndërmjet Savianos dhe Altamurës, por mjafton kaq për të treguar se Saviano nuk ka thënë te Top Channel asgjë më shumë se sa ka lexuar në faqet e gazetës “Investigim”. Duke ftuar njëkohësisht gazetarët dhe studiuesit shqiptarë të zbulojnë atë që paska zbuluar i madhi Saviano! I cili i njeh të drejtat e autorit vetëm kur bëhet fjalë për kontratat milionare që nënshkruan me kompanitë e Berluskonit. Ndërsa të drejtat e autorit të gazetarëve shqiptarë nuk vlejnë.
Por Saviano edhe kur vjedh, nuk e bën siç duhet. Ashtu sikurse bëri në Itali me Benedeto Kroçen, familjarët e të cilit kanë deklaruar se do ta hedhin në gjyq. Në intervistën e tij ka shumë pasaktësi dhe disinformacion. Kështu, nuk është e vërtetë se shtypja e regjimit komunist ushtrohej me prangat dhe armët qё Kamorra i jepte regjimit. Materialet antidemonstratë që Saviano përmend në intervistë si shkopinjtë e gomës apo gazi lotsjellës, regjimi i Ramiz Alisë nuk i bleu nga Kamorra, por nga Belgjika dhe Kina komuniste, ndonëse nw rastin e blerjeve nga Belgjika pati një ndërmjetësim të elementëve të lidhur me këtë organizatë. Armët nuk iu dhanë Kamorrës me klering por u shitën me para në dorë dhe jo me peseta spanjolle, por me dollarë amerikanë. Dokumentet qe janë bërë publikë vërtetojnë pikërisht sasinë dhe çmimin me të cilat janë shitur armët, të cilat në çdo rast bëjnë fjalë pikërisht për dollarë amerikanë. Pasaktësi të tilla janë të shumta dhe janë si pasojë e një arrogance tipike e njeriut që di gjithçka, flet për gjithçka dhe tallet paturpësisht duke iu rekomanduar shqiptarëve të zbulojnë atë që ai e di. Një fyerje për gazetarinë, gazetarët dhe shqiptarët në përgjithësi të cilët, për dijeni të zotit Saviano, nuk janë njerëz me bisht. Madje janë aq të qytetëruar, saqë kanë filluar të prodhojnë një aradhë politikanësh e analistësh të modelit “Big Brother” që, sikurse Savino, flasin për gjithçka edhe kur nuk dinë asgjë pasi, sikurse Savino, kanë menaxherë të mirë që u sigurojnë daljet në televizione dhe u lirojnë faqe të tëra gazetash. Edhe pse mund të bëjnë sikur zihen me menaxherët apo sponsorizuesit, sikurse bën Saviano që tashmë i është kundërvënë Berluskonit. Vetë Rudina Xhunga e ka vënë në dukje se intervistën e ka marrë në sallonin e shtëpisë botuese “Mondadori”, e cila kontrollohet nga Berlusconi, e cila ka publikuar edhe librin e Savianos “Gomorra”. Një intervistë që ka vënë në vështirësi edhe Xhungën, e cila i kërkonte emra dhe fakte, ndërsa Saviano vetëm fliste në ajër. Ekranet televizive të RAI-t janë të hapura për Savianon, i cili del në emisionin që prodhon “ENDEMOL” (kompani e Berluskonit”) për të folur kundër Berluskonit. Një skemë e aplikuar me sukses edhe në Shqipëri, teksa politikanët shajnë njëri-tjetrin sa për sy e faqe dhe në mbrëmje ndajnë paratë.
Në se ka një mënyrë për të bërë para duke folur për mafian, Saviano e ka gjetur. Nuk i leverdis vetëm atij, por edhe atyre që e paguajnë. Të cilët duan ta zhvendosin vëmendjen te krimi i rrugës, te ajo mafie me profil të ulët, ndërsa tashmë mafia e vërtetë kalon nëpër llogari bankare. Të cilat Saviano nuk mund t’i prekë. Janë ata që qeverisin. Janë ata që i kanë vënë në dispozicion bodigardë dhe e kanë bërë të famshëm. Janë ata që e paguajnë.
Italia tashmë ka filluar t’i bëjë testin e inteligjencës Savianos. Një test në të cilën po del negativ. Kjo është arsyeja për të cilën kërkon rrugë dhe tregje të reja për të shitur produktet-fantazmë. Shqipëria është vendi ideal, ku pallavrat e cilitdo të huaj relativisht të famshëm është e gatshme t’i riciklojë si mall të cilësisë së parë. Dhe prova ishte në intervistën e Xhungës, teksa na tregoi gjëra që i dimë, që i kemi zbuluar dhe shkruar, duke na ftuar të bëjmë atë që bën edhe ai: të vjedhim punën e të tjerëve, ta ambalazhojmë bukur dhe ta shesim në butikët më të shtrenjtë.
Shkrimi italian
Ma quanto copia Saviano? Adesso lo accusa anche l'Albania
di Domenico Ferrara
Il direttore del settimanale albanese Investigim: "Saviano approfitta dei nostri articoli, male e senza ringraziare". L'Osservatorio italiano sui Balcani riporta la notizia e aggiunge: "Anche noi aiutammo l'autore, poi nessun ringraziamento"
Foto in prima pagina e titolo che recita così: “Saviano!Chi è questo?”. L’attacco nei confronti dell’autore di Gomorra questa volta giunge da lontano, precisamente dall’Albania. Sul settimanaleInvestigim del 21 marzo, il direttore Alket Aliu verga un editoriale pieno di acredine, muovendo accuse ben definite. “Saviano riconosce il diritto d’autore solo quando si tratta di firmare contratti milionari con aziende di Berlusconi. Mentre il diritto d’autore non si applica ai giornalisti albanesi”. E’ solo l’inizio della contumelia. Oggetto del contendere è l’inchiesta tra Camorra e Sigurimi (la polizia segreta albanese durante la dittatura comunista). Un’inchiesta, la cui paternità il direttore Aliu rivendica fortemente essendo frutto dell’analisi dei documenti declassifficati del regime comunista albanese. E che, secondo Investigim, Saviano avrebbe fatto sua parlando in una intervista all’emittente albanese Top-Channel. Una delle prime accuse infatti sarebbe proprio questa: l’omissione della fonte. Ma Aliu poi va ancora giù duro: “Saviano copia e lo fa male, riportando inesattezze e disinformazioni". Fino all’apice dello scontro: “Le imprecisioni sono molte e sono conseguenza della tipica arroganza di chi pensa di saper tutto e parla di tutto, ed è stato raccomandato per prendere in giro spudoratamente gli albanesi. E’ un insulto al giornalismo e agli albanesi. Se c’è un modo per fare soldi è parlando della mafia, Saviano lo ha trovato. Conviene non solo a lui, ma anche a chi paga questo spettacolo, chi vuole spostare l’attenzione sulla criminalità di strada, sulla mafia di basso profilo, mentre la vera mafia passa attraverso le banche”. L’editoriale del direttore ha suscitato l’interesse anche dell’Osservatorio italiano. Che rincara la dose, citando un episodio curioso: il giorno dopo la pubblicazione di un articolo sul traffico di armi tra il Sigurimi e la Camorra “la nostra redazione ha ricevuto una e-mail di Roberto Saviano che chiedeva di contattare la giornalista per avere un confronto sulle tematiche della mafia nei Balcani. Da parte nostra fornimmo tutte le informazioni e la disponibilità a cooperare, ma dopo aver dato il materiale, non vi è stata alcuna comunicazione". Insomma, per il direttore dell’Osservatorio, Michele Altamura, anche in questo caso Saviano non avrebbe citato la fonte delle notizie e “fin quando continuerà a ripetere ciò che altri giornalisti hanno scritto con coraggio senza pubblicare documenti o prove certe resterà un semplice servo dei poteri, un eroe sintetico di questa società controllata dal web che manipola le masse in nome di una falsa battaglia contro la mafia”. Parole pesanti che rilanciano i dubbi sul modo in cui Saviano conduce le sue inchieste, visti anche i casi passati simili, soprattutto quello relativo a Gomorra, con le accuse di Simone Di Meo. Difficile capire se le accuse siano solo polemiche sterili. Resta comunque il dubbio: Saviano è un irriconoscente che attinge alle notizie altrui per farne sfoggio davanti alle telecamere o sono gli altri che sono invidiosi della sua popolarità?