E enjte, 31 mars 2011, NOA- Fronti Demokrat i Bashkimit Kombëtar ka bërë publike për mediat një memorandum të sa, ku i drejtohet ndërkombëtarëve, politikës shqiptare dhe asaj kosovare.
Krahas tyre kërkesën e saj FDBK, ja ka drejtuar edhe trupave diplomatik në Kosovë dhe Shqipëri si dhe senatit të SHBA-së.
Nëpërmjet këtij memorandumi kërkohet të zhvillohet konferenca Ballkanike Londra II, për parim kryesor të ketë të Drejtën e Vetëvendosjes së popujve të Ballkanit dhe të krijimi të shteteve etnike në Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Greqia Etnike, Bullgaria Etnike, Serbia Etnike dhe Kroacia Etnike.
I plotë memorandumi:
MEMORANDUM
Drejtuar:
1. Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ve;
2. Këshillit të Bashkimit Evropian;
3. Senatit të SHBA-ve;
4. Institucioneve të Republikës së Shqipërisë;
5. Institucioneve të Republikës së Kosovës;
6. Trupit Diplomatik në Tiranë dhe Prishtinë;
7. Masmendiave të shkruara dhe elektronike shqiptare dhe të huaja.
BALLKANI TË MOS MBETET NJË “FUÇI BAROTI”!
Zonja e zotërinj!
Vendosmëria dhe përkushtimi i anëtarësisë së gjerë të Frontit Demokratik për Bashkim
Kombëtar(FDBK), një formacion ky politiko-atdhetar mbarëkombëtar, i mirë-organizuar
në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike në Ballkan dhe edhe në mërgatën
shqiptare (në të gjithë shtetet e BE-së, dhe edhe në SHBA, në Kanada dhe në
Australi), na detyron që, për herë të dytë, pas MEMORANDUMIT të shtatorit të vitit
2002, të dërguar në emër të ish Kryesisë Qendrore të ish Frontit për Bashkim
Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, të nënshkruar nga Kryetari i
FBKSH-së, Mr. Valdet Vardari (Mr. Gafurr ADILI), nga Sekretari Politik i FBKSH-së,
Av. Alban Vjosa (Av. Idajet BEQIRI) dhe nga General Ramadan Verikolli (Gjenarl Veli
LLAKAJ), t'iu drejtohemi edhe një herë ( për herë të dytë) me këtë MEMORANDUM, dhe me këtë rast edhe t'iu rikujtojmë kontatimin tonë të gati të një dekade me parë (22
shtator 2002) se, edhe pas një dekade të gjithë atyre luftërave të shkaktuara nga
Serbia dhe aleatet e saj në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë, në Kosovë, në Kosovën
Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe në Kosovën Jugore (Luginën e Vardarit
nën “Maqedoni“) BALLKANI, edhe sot kësaj dite, ka ngelur në “FUÇI BAROTI”, sepse ju ndërkombëtarët vazhdoni të jeni të përqendruar në barazimin e xhelatit (Serbisë) me
viktimën (Kosovën) në të ashtuquajturin proces të "negociatave" midis viktimës
(Kosovës) dhe xhelatit të saj (Serbisë), e cila vazhdon të jetë, ashtu si dikur
ishte ish RSFJ, e ledhatuara e juaj.
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) vlersëon, për sa poshtë vijon:
1. Ballkani, që të mundet të shndërrohet nga një “fuçi baroti“ në një vatër paqe dhe
stabiliteti, paqe e stabilitet ky që do të rrezatonte edhe në Bashkimin Europian
(BE) dhe edhe më gjerë, përfundimisht do të duhet që të ndërpritet konflikti midis
dy parimeve, midis Parimit të OSBE-së për mosndryshim të kufijve në Ballkan, të
sanksionuar edhe në Konferencën e DEJTON-it, dhe Parimit Uilsonian të së Drejtës së
Vetëvendosjes, si dhe përfundimisht edhe të zhvleftësohet DEJTONI-i dhe edhe
urgjentisht, para se të bëhet shumë vonë, para se të fillojnë konfiltet e raja në
Ballkan, të cilët mund të marrin përmasat edhe të një Lufte Ballkanike, Luftë
Ballkanike kjo që, në këtë kohë të krizës financiare dhe ekonomike globale, do të
mundet që të shkaktojë edhe Luftën e Tretë Botrore, urgjentisht të duhet që të
organizohet Konferenca Ballkanike e emërtuar: LONDRA E DYTË:
2. Parimi bazë, mbi të cilën do të duhet të bazohen edhe punimet e saj, të Londrës
2, do të duhet të jetë e Drejta e Vetëvendosjës dhe krijimi i shteteve etnike në
Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Greqia Etnike, Bullgaria Etnike, Serbia Etnike dhe
Kroacia Etnike.
3. Gjithashtu, Londra 2 do të duhet që, në Kartën e Konferncës së Londrës
2, të sanksionojë edhe respektimin dhe garantimin e të gjitha të drejtave të
minoriteteve në Shqipërinë Etnike, në Bullgarinë Etnike, në Serbinë Etnike dhe në
Kroacinë Etnike.
Zonja e zotërinj!
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të drejtës së vetëvendosjes i ka kushtuar shumë
hapësirë në rezolutat e saj.
Po iu japim vetëm disa të tilla, si më poshtë vijon:
- Rezoluta nr. 637 (VII), e miratuar më 16.12.1952:
"E drejta e vetëvendosjes së popujve dhe të kombeve është parakusht për respektimin
e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut".
- Rezoluta nr. 1514 (XV) "Rezoluta për dekolonizim", e miratuar më 14.12.1960:
- Neni 1: "Integrimi i një territori etnik duhet të jetë rezultat i shprehjes së
vullnetit të lirë të popujve të atij territori".
- Neni 2: "Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes përmes të cilit mund të
përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik, për të vazhduar zhvillimin e tyre
ekonomik, kulturor dhe shoqëror".
- Neni 3: "Papërshtatshmëria e përgatitjes politike, ekonomike, shoqërore ose
edukative nuk do të duhej asnjëherë të paraqitej si pretekst për shtyrjen e
pavarësisë".
- Rezoluta nr. 1654 të datës së 27 nëntor 1961 ripërsërit dhe ripohon në nenin 1 të
tij "objektivat dhe parimet të ruajtura në Deklaratën të pranimit të pavarësisë së
shteteve dhe popujve të përmbajtura në rezolutën 1514 (XV) të 14 dhjetorit 1960.
Neni 3 jep themelin për caktimin e një Komiteti Special, që merret me problemin e
dekolonizimit.
- Rezoluta nr. 1810 (XVII) ripohon "bindjen se çdo vonesë të implementimit të
Deklaratës [së dekolonizimit nr. 1514]përbën një burim të vazhdueshëm të konfliktit
ndërkombëtar, duke penguar seriozisht bashkëpunimin internacional dhe duke krijuar
rritshëm në shumë rajone të botës situata të rrezikshme që mund të kërcënojnë paqen
dhe sigurimin ndërkombëtar".
- Rezoluta nr. 1815 (XVII) e miratuar më 18.12. 1962 (Paragrafi 1, pika e): "E
drejta e vetëvendosjes është një ndër parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare mbi
të cilën duhet të mbështetet patjetër edhe politika e koekzistencës aktive
paqësore".
- Rezoluta nr. 1956 (XVIII), e miratuar më 12. 12. 1963 dhe rezoluta nr. 2105 (XX),
e miratuar më 20.12.1965, rikonfirmon dhe riafirmon Rezolutën e Dekolonizimit nr.
1514 (XV) të vitit 1960. Janë thirrur të gjitha shtetet të sigurojnë ndihmën morale
dhe materiale për lëvizjet çlirimtare (p.sh. neni 10 të rezolutës 2105), njeh
legjitimitetin e luftës së popujve nën zgjedhë koloniale me qëllim të ushtrimit të
së drejtës së vetëvendosjes dhe pavarësisë dhe fton të gjitha Shtetet të sigurojë
asistencë morale dhe materiale për lëvizjet kombëtare çlirimtare në territoret
koloniale").
- Rezoluta 2625 (XXV), e miratuar më 24. 12.1970, në pikën 5 të saj thotë: "Krijimi
i shteteve të pavarura dhe sovrane, bashkimi i lirë me ndonjë shtet tjetër të
pavarur, varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli, që mbështetjen e ka në
realizimin e së drejtës së vetëvendosjes. Prandaj, çfarëdo formë tjetër shtetërore
që i imponohet me forcë, duke e sjellë kësisoj në pozitë të pabarabartë dhe të
varur, përbën shkelje flagrante të vetëvendosjes dhe të të drejtave të barabarta të
atij populli".
- Rezolutat 44/147 të vitit 1992 të mbledhjes 82 të Asamblesë së Përgjithshme të
OKB-së dhe 48/93 të vitit 1993 të mbledhjes 83 të Asamblesë së Përgjithshme të
OKB-së theksojnë së të gjitha popujt kanë të drejtën, lirisht dhe pa ndërhyrje të
jashtme të përcaktojnë statusin e tyre politik dhe të shkojnë përpara në zhvillimin
e tyre ekonomik, social, kulturor dhe se çdo Shtet ka detyrën të respektojë të
drejtën në përputhje me përcaktimet e Kartës.
Zonja e zotërinj!
Përfundimisht duhet të bindeni se, edhe koncepti juaj i shteteve multietnike në
Ballkan ka dështuar, sepse edhe në këtë rast nuk e keni zbatuar parimin e njejtë të
shteteve multietnike për të gjitha shtetet e Ballkanit. Përderisa këtë parim, të
shtetit multietnik, e keni zbatuar në shtetin më pak multietnik, në Republikën e
Kosovës, në krahasim me të gjitha shtetet e tjera, me Serbinë (me shqiptarët në
Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe me mbi 100 mijë shqiptarë edhe në Beograd, me
hungarezë, me romunë, me boshjakë, me bullgarë, me romë etj…), me Malin e Zi (me mbi 30% serbë, më mbi 7% shqiptarë, me boshjakë, me romë etj…), me „Maqedonië“ (me mbi 27% shqiptarë, me bullgarë, me serbë, me grekë, me turqë, me romë, etj…) dhe me Greqinë, anëtare e Bashkimit Evropian (me mbi 2 millonë arvanitas vetëm në Athinë
dhe rrethinat e saj, me shqiptarë Çamë, me turqë, me bullgarë, me kucovllahë, me
romë etj…), në Republikën e Kosovës, ku mbi 90% e popullsisë është shqiptare, keni
zbatuar parimin e shtetit multietnik, dhe një parim të tillë keni pretenduar që ta
zbatoni edhe në Republikën e Shqipërisë, ku të gjitha minoritetet (minoriteti grek,
minoriteti malazez dhe sllavo-maqedonas) nuk e arrijnë as 2 %-shin e numrit të
përgjithshëm të popullsisë në Republikën e Shqipërisë, por që Greqia, anëtare e
Bashkimit Evropian, duke i keqpërdorur edhe fondet e Bashkimit Evropian dhe duke
ndarë edhe pensione është përpjekur që mbi baza të ndryshimit të fesë dhe të etnisë
të rrisë numrin e minoritetit grek në Republikën e Shqipërisë, e cila në të drejtën
pozitive ndërkombëtare aktualisht paraqet një rast “Sui Generis“, sepse nga të
gjitha anët e saj, si:
1. Nga Veriu (Ulqini, Tivari, Tuzi, Hoti, Gruda dhe Plavë-Gucia);
2. Nga Veri-Lindja (Kosova dhe trojet e saj);
3. Nga Lindja (Struga, Prespa, Manastiri, Perlepi,Velesi, Komanova, Shkupi, Tetova,
Gostivari dhe Kërçova); dhe 4. Nga Jugu (Krahina e Çamërisë) kufizohet vetë me trojet e saj etnike shqiptare dhe edhe më popullsinë e saj shqiptare.
Kemi bindjen e patundur se, sikur të mos ishte Deti Adriatik, edhe Italia do të
kishte marrë (pushtuar e kolonizuar ) toje të Repulikës së Shqipërisë.
Gjithashtu konsiderojmë se, edhe populli shqiptar përben një rast “Siu Generis“ në
të drejtën pozitive ndërkombëtare, sepse e drejta e Vetëvendosjes, një e drejtë kjo
e garantuar në dhjetra rezoluta të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-ve, deri më
tani i është mohuar dhe vazhdon t'i mohohet vetëm popullit shqiptar, prandaj
Këshilli Mbarë-Kombëtar i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar, nga kjo mbledhje
e tij, e mbajtur me 26 dhe 27 mars 2011, në Kukës, përmes këtij MEMORANDUMI këkon,për sa më poshtë vijon:
1. Urgjentisht të organizohet Konferenca Ballkanike, e llojit Londra II;
2. Londra II, për parim kryesor të ketë të Drejtën e Vetëvendosjes së popujve të
Ballkanit dhe të krijimi të shteteve etnike në Ballkan, si:
Shqipëria Etnike, Greqina Etnike, Bullgaria Etnike, Serbia Etnike dhe Kroacia Etnike:
3. Në këtë Konferencë Ballkanike (Londra II) të ftohet edhe Fronti Demokratik i
Bashkimit Kombëtar-FDBK.
Me respekt!
Në emër të Këshillit Mbarë-Kombëtar të Frontit Demokratik të Bahkimit Kombëtar (KMK të FDBK) dhe të Kryesisë Qendrore e FDBK-së:
1. Kryetari i FDBK-së, Gafurr ADILI, nga Kërçova nën IRJM në Tiranë të Republikes së
Shqipërisë (d.v.);
2. Zv. Kryetari i FDBK-së, Vesel BOJKU nga Dardana (ish Kamenica) e Republikës së
Kosovës (d.v.);
3. Sekretari i Përgjithshëm i FDBK-së, Zef CUPI nga Mirëdita në Durrës (d.v.).
a.y/NOA