Tripoli, 31 mars, NOA - Kryengritësit e opozitës libiane po zbrapsen gjithmonë e më shumë nga forcat ushtarake që mbështesin kolonel Muhamar Gadafin.
Lajmi konfirmohet nga mediat e huaja, sipas të cilave, ata kanë humbur tashmë kontrollin në portin e naftës të Ras Lanuf-it, në qytetin Bin Javad si dhe në Brega.
Ndërsa duke u përpjekur që të shtien në dorë edhe qytetin me rëndësi strategjike Axhabija, ata kanë pësuar humbje mjaft të mëdha në radhët e tyre.
Ndërsa duhet thënë se kryengritësit do të ishin vërtet të dobët, nëse nuk do të ndihmoheshin nga ndërkombëtarët në përballjen e tyre para makinës ushtarake të kolonel Gadafit.
n.e/NOA