English

Fullani: 85 vjet monedhë shqiptare, themeltare e zhvillimit ekonomik

Tiranë, 31 mars, NOA Update – Përkujtimi i 85-vjetorit të krijimit të monedhës shqiptare, është një ngjarje për t’u shënuar për gjithë spektrin e ekonomisë shqiptare.

Kështu e ka vlerësuar guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, 85-vjetorin e daljes së Lekut, monedhës që e përfaqëson vendin tonë prej afro një dekade në arenën monetare ndërkombëtare.

Sipas tij, ai ka përbërë për gjithë këto dekada me radhë, një simbol për ekonominë shqiptare dhe ka qenë padiskutimisht një nga themelet kryesore të zhvillimit të saj në vite.

“Monedha shqiptare ka ditur të përballojë të gjitha sfidat që i janë paraqitur gjatë këtyre viteve dhe ka treguar se është një monedhë e qëndrueshme”, tha Fullani.

n.e/NOA

KOMENTE