E enjte, 31 mars 2011, NOA- Lidhur me akuzat e shumëpërfolura nga Partia Socialiste për kompleksin e ri parlamentar ka reaguar gazeta Austriake “Wiener Zeitung”.
Në qëndrimin e saj thuhet se “Me 06.03. gazeta “Wiener Zeitung” në Austri raportonte:
“…Prix-i është më shumë se një kritik i mirëfilltë, por edhe një njohës i mirë i materies. Ai po konkuron në këtë moment në një projekt shumë ambicioz të një parlamenti që do të ndërtohet në një vend të Europës lindore me një demokraci të re, (por për t’ju përmbajtur kushteve të konkursit mund të themi, që bëhet fjalë për një kryeqytet që fillon me T. dhe për një shtet që fillon me A). Këtu mund të ndërtohet një ndërtesë transparente për parlamentarët dhe popullin.”
Burime zyrtare nga Kryesia e Kuvendit bëjnë me dije se, në reagimin e Christian Ortner thuhet se, “Mbi këtë paragraf është mbështetur edhe artikulli im një javë më vonë në gazetën “Wiener Zeitung” por siç duket me pak keqkuptim. Përmbi faktin, që a do ta fitonte apo jo Prix-i konkursin, në momentin që unë kam shkruar artikullin nuk kam patur natyrisht asnjë informacion”.
Të njëjtat burime saktësojnë se artikulli është keqinterpretuar nga ana e Partisë Socialiste e cila e ka përdorur këtë material në mënyrë tendencioze.
a.y/NOA