English

Holandë, pa e kuptuar bëhet nënë në moshën 12 vjeçare

Holandë, 31 Mars NOA - Të bëhesh nënë dhe mos të jesh në dijeni. Gjithçka ka ndodhur në Holandë, ku një vajzë 12-vjeçare ka lindur teksa ishte në një ekskursion shkollor, por as vetë studentja dhe as prindërit e saj nuk e kishin vënë re këtë shtatzëni. Vajza filloi të ndjente dhimbje shumë të forta dhe në këtë çast u transportua në zyrën më të afërt ku solli në jetë dhe fëmijën.

Lajmi është bërë i ditur nga Ciryel Hamstra, zëdhënës i shërbimeve shoqërore për shëndetin publik në Holandë. Vajza ka treguar, se kishte filluar të ndiente dhimbje të forta në bark dhe një nga shoqëruesit e saj e çoi atë në shërbimet mjekësore urgjente. Kur ambulanca mbërriti, 12 vjeçarja ishte në pikën e lindjes: më pas solli në jetë vajzën. “Ashtu si mamaja dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”, - bëri të ditur Hamstra.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Fatime Agalliu bashkim08:50 - 31 Mars 2011
    Jame nene vete dhe me vjen shume keq per vajzen kaq e vogel qe te behet nene,ajo eshte e parritur akoma ,besoj se nena e vete duhet ti qendroj vajzes prane qe ai femije i pafajshem te rritet .siqenrisht jame e sholuar nga ky lajme