Shkodër, 31 mars 2011, NOA – Policia e Shkodrës ka prangosur para dy orësh një 22-vjeçar i shpallur në kërkim pas një tentative për vrasjen e një të riu një muaj më parë. Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se falë një operacioni të mirëorganizuar nga policia e krimeve të rënda në bashkëpunim me blutë e Shkodrës u arrit të arrestohej Nikë Selimi, 22 vjeç, banues në Dobraç, në Komunën Rrethina të qytetit të Shkodrës.
Nikë Seli akuzohet se në 26.02.2011, në fshatin Dobraç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin Denis A., 23 vjeç, i cili pas qëllimit me armë ka mbetur i plagosur.
Kapja e Nikë Selimi u arrit në afërsi të zonës së tij të banimit.
Nikë Seli është nën akuzë dhe po hetohet nga Prokuroria e Shkodrës për veprat penale të vrasjes së mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.
mit/NOA