English

Mbrëmje letrare me shkrimtarin shqiptar

Malmë, (Suedi) 31 mars, NOA/ Nga Ramadan Reshitaj - Biblioteka e qytetit të Landskronës, në Suedi, organizoi një mbrëmje letrare, me shkrimtarin shqiptar, Hamit Gurguri, i cili prej disa vitesh jeton dhe krijon në këtë shtet skandinav.

Për t´u njohur me biografinë dhe krijimtarinë e Hamit Gurgurit, përveç dashamirëve të fjalës së shkruar nga radhët e bashkëkombëseve tanë që kishin ardhur nga disa qytete të Suedisë Jugore, morën pjesë edhe krijues e artistë suedezë.

Prezantimi i këtij krijuesi shqiptar u përcoll gjithashtu, edhe me një program të pasur të pasur muzikor të shfaqur nga Ansambli lokal “Okarina” dhe grupi muzikor i shoqatës “Shqiponja dardane” nga Förslovi.

Hamit Gurguri, është njëri ndër krijuesit më të frytshëm në diasporën shqiptare.

Deri tani ai ka botuar 15 libra në prozë, kryesisht romane me tematikë nga e kaluara jonë e lavdishme kombëtare.

Ai shkruan në gjuhën shqipe, në suedishte dhe në gjuhën kroate e serbe. Merret edhe me përkthimin e veprave letrare nga suedishtja në gjuhën shqipe.

r.r/NOA

KOMENTE