Tiranë, 31 mars, NOA - Nesër ora 11.00 , nën kujdesin e Ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani, Komiteti Shtetëror i Ndihmës Juridike, i cili është një institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të firmosin një marrëveshje bashkëpunimi.
Qëllimi i marrëveshjes është koordinimi i punës së këtyre institucioneve me qëllim mbrojtjen ligjore të njerëzve në nevojë.
NOA