English

Parlamenti i Kosovës miraton buxhetin e 2011-ës

Prishtinë, 31 mars 2011, NOA- Gjatë seancës së ditës së sotme parlamenti i Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2011.

Gjatë mbledhjes së parlamentit dhe diskutimeve për këtë buxhet, përfaqësuesit e grupeve parlamentare shfaqën qëndrimet e tyre, ku deputetë nga opozita kërkuan heqjen e një neni nga projektligji, duke kërkuar që privatizimi i PTK-së të bëhet përmes një vendimi të posaçëm të Kuvendit.

Sakaq deputetë nga pozita vlerësuan se planifikimi i buxhetit nga institucionet bëhet duke i marrë disa indikatorë dhe duke vënë disa vlera të cilat vlerësohen se do të jenë të arritshme.

Pas këtyre debateve, Kuvendi i miratoi amendamentet e propozuara nga Komisioni për Buxhet dhe Financa, përfshirë dhe projektligjin në tërësi.

a.y/NOA

KOMENTE