Tiranë, 31 mars NOA – EDICIONI I PARË- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e ENJTE, 31 mars 2011. Informacioni në këtë rubrikë është i programuar në dy edicione. Edicioni i dytë do të publikohet në orët në vijim.
Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al
Gazeta “Mapo” hapet me titullin kryesor, “Zbulohet slogani dhe imazhi i fushatës së PS”, i cili flet për përgatitjet paraelektorale të selisë rozë.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Masakrohet me gurë një 9 vjeçar në Berat, pranga të sëmurit mendor”, “69 % e depozitave bankare të siguruara”, “Ekzekutimi i 20- vjeçarit në Durrës, hetohet pista e hakmarrjes”, “MASH: Ja rregullorja për provimin e shtetit”, “Fyle: Zgjidhni ngërçin, ndryshe nuk shkoni në BE”.
E përditshmja “Standard” ka si titull kryesor, “Socialistët tërhqien, PD-PS pranë marrëveshjes”, i cili flet për negociatat mes dy forcave politike për marrëveshjet në lidhje me zgjedhjet e 8 majit.
Disa nga tituj e tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë; “Fyle: Reformat e suksesshme po afrojnë Shqipërinë me BE”, “Basha me të rinjtë, projekte për punësim dhe jetën akademike”, “Fëmijët Shqiptarë, libër në ndihmë të fëmijë autik”, “Kule propozon shkarkimin e dekanit të mjekësisë”, “Frika nga humbja, Rama mbledh kandidatët e PS”.
E përditshmja “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “PS e Sarandës mesazh Edi Ramës: Fajin e ke ti, jo Saliu”, i cili flet për reagimet që kanë sjellë në bazë kandidaturat e për zgjedhjet e 8 majit.
Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Tryeza PD PS gati arritja e kompromisit”, “
Skandali Rama përuron rrugën e papërfunduar”, “Basha përballet me lumë ankesash në rrugët e Tiranës”, “Kule shkarkon dekanin e mjekësisë”.
Gazeta “Metropol”, ka si argument kryesor; “Kompensimi, afatet e aplikimit dhe përzgjedhjes së fituesve”, i cili flet për kompensimin financiar për ish-pronarët.
Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Diplomat, procedurat e marrjes së dublikatës”, “Zgjedhjet, PD- PS kërkojnë Kod Mirëkuptimi”, “Bankat që kanë siguruar llogaritë”, “Kujtimet e të larguarave nga Çamëria në vitin 1945”, “BE: Zgjedhjet janë pikë kyçe në procesin e integrimit”, “Vdekshmëria, rekord Shifrash në Spitalin e Fierit”.
E përditshmja “Ballkan” ka si argument kryesor “Stefan Fyle: Nëse vazhdon kriza harrojeni BE-në”, i cili pasqyron deklaratat e bëra dje në Tiranë nga Komisioneri për Zgjerimin.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “PS-PD drejt negociatave”, “Bllokohen paratë, 15 mijë ushtarakë pa pension”, “Si e shiti Ahmet Zogu Shqipërinë tek Jugosllavia”, “Pronat e krimit, për pasuritë e dyshimta 23 urdhër ndalime”, “PDIU: Listat e për këshillat bashkiak”, “Rrihen nga gratë, 15 burrë mbrohen tek policia”.
Gazeta “Republika” ka si titull kryesor në numrin e sotëm, “Bashkia bllokon shpërblimet e lindjes”, i cili flet për pagesën që përfitonin nënat nga pushteti vendor për fëmijët.
Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë: “PS-PD drejt marrëveshjes”, “Aleanca Kuq e Zi, arrin në 15 mijë numri i personave që firmosin peticionin”, “Tiranë, OBSH vë alarm për ndotjen”, “Pse gjuha shqipe mendohet të jetë baza në gjuhën indoevropiane”.
a.k/NOA