English

Pato: Me Barbarën jam i lumtur

Itali, 31 Mars NOA - Pasi ende nuk ishte e sigurt, kjo dhe pas publikimit të fotove të puthjes mes Barbara Berlusconit dhe patos e Pato, tani ka ardhur dhe konfirmimi i vetë protagonistit.

“Me Barbarën gjithçka është në nismë e saj, por mund të them se jam shumë i lumtur”, - rrëfen sulmuesi i Milanit në faqet e Vanity Fair.

Për futbollistin mjaftojnë pak fjalë për të dhënë sigurinë se lidhja e tij me vajzën e presidentit shkon për së mbari.

Dëshiron të flasë për Milan, por Alexandre Rodrigues da Silva, që njihet si Pato, përfundon duke pohuar diçka më shumë. Mes tij dhe Barbara Berlusconi ka diçka më shumë se një miqësi e thjeshtë.

“Është tepër e vështirë të flas për këtë temë tani.

Gjithçka është në fillim mbase më vonë do të ndryshojë”, - deklaroi Pato, i cili është treguar tepër xheloz për jetën e tij private dhe i vendosur në tutelimin e kësaj historie që sapo ka lindur.

r.b/NOA

KOMENTE