Mal i Zi, 31 mars, NOA - Këshilli Nacional i Shqiptarëve organizoi manifestime me qytetarët e Plavës e Gucisë, Malësisë, Tivarit dhe Ulqinit me moton “Jemi shqiptarë, flasim shqip”. Qëllimi i këtyre tubimeve është njohja e opinionit publik mbi procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili do të mbahet në Mal të Zi prej 1 deri më 15 prill. Në këto tubime u shpreh shqetësimi për disa parregullsi që vërehen që në fazën e përgatitjes së procesit të regjistrimit siç janë mungesa e formularëve në gjuhën shqipe, numri i vogël i instruktorëve dhe regjistruesve nga komuniteti shqiptar etj.
Në këtë kuadër, Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka formuar Komisionin Vëzhgues, i cili do t’i evidentojë të gjitha parregullsitë dhe me ato do të njoftohen strukturat vendore dhe faktori ndërkombëtar
NOA/VOA