English

Protesta të punëtorëve të PTK-së, arrestohen disa persona

Prishtinë, 31 mars, NOA - Protesta e sindikalistëve të PTK-së e mbajtur para selisë së Kuvendit të Kosovës ka arritur në përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Një grup prej qindra punëtorësh me pankarta dhe brohoritje kanë kërkuar heqjen e nenin 4 të Ligjit për buxhetin me të cilin parashihet privatizimi i PTK-së. Me këtë rast Policia e Kosovës ka përdor gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Njoftohet se në mesin e protestuesve ka edhe të arrestuar.

Protestës i janë bashkangjitur edhe deputetët e Vetëvendosjes të cilët kanë lëshuar Kuvendin dhe i janë bashkangjitur protestës së punëtorëve sindikalistë të PTK-së. Sipas medieve kosovare disa protestues kanë tentuar të hyjnë në godinën e Parlamentit.

a.k/NOA

KOMENTE