Tiranë, 31 mars, NOA - Deputetët e Partisë Socialiste kanë protestuar sot në njësinë bashkiake numër 6 për problemet e vërejtura me listat e zgjedhësve. Deputeti i PS, Sajmir Tahiri, dhe banorë të kësaj njësie kërkuan transparencë për procesin e hartimit të listave.
“Ne jemi mbledhur për të kërkuar një të drejtë minimale. Njohjen me listat e votuesve dhe ne duhet të ndalojmë çdo manipulues me mercenarët ku Saliu dhe Luli i Saliut, kërkojnë të manipulojnë”, tha sot Tahiri.
Ai deklaroi se kjo situatë do të vazhdojë nëse nuk ka një reagim nga ana e mazhorancës për të bërë transparencën e duhur në vend.
a.k.NOA