Tiranë, 31 mars 2011 NOA – Lojtarët e kombëtares shqiptare shpërblehen me nga dhjetë mijë euro secili, kurse kapiteni Lorik Cana merr 15 mijë euro shpërblim.
Të njëjtën shumë fiton edhe trajneri aktual i kuqezinjve, Kuzhe si dhe golshënuesi i ndeshjes së para pak ditëve me Bjellorusinë. Hamdi Salihi.
Vendimin e shpalli vetëm pak çaste më parë, kryeministri Sali Berisha.
Ai vlerësoi se kombëtarja shqiptare kohët e fundit ka bërë një hov në rritjen e cilësisë së futbollit shqiptar.
Për më tepër, Berisha vlerësoi ndeshjen e fundit të kuqezinjve, atë me Bjellorusinë para pak ditësh në kryeqytetin tonë, ku kombëtarja arriti fitoren 1-0.
e.t/NOA Shqipëria fiton 1-0 me Bjellorusinë