English

Slogani i PS-së për 8 Majin: E Vetmja Rrugë!

Tiranë, 31 mars, NOA – E Vetmja Rrugë! Ky mësohet se do të jetë slogani që do të shoqërojë Partinë Socialiste gjatë fushatës elektorale për të zgjedhurit e qeverisjes vendore të cilët do të votohen nga qytetarët më 8 Maj.

Ky slogan pason ata të përdorur kohët e fundit nga kjo forcë politike gjatë aksioneve opozitare kundër qeverisjes si “Berisha IK”, apo “Fajin e ka Saliu” etj.

Pritet që ky slogan të bëhet publik në datën 7 prill, ditë edhe kur do të hapet zyrtarisht fushata e opozitës. n.e/NOA

KOMENTE