Tiranë, 31 mars 2011, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri është rikthyer pranë njësisë bashkiake numër 6 për t’u njohur me listat e votuesve dhe të drejtën minimale të çdo qytetari për të votuar. Deputeti socialist tha se do të parandalohet çdo manipulim i mundshëm nëpërmjet mercenarëve elektoralë që mundohen të fusin në lista njerëz vetëm për votim.
“Ne do ta vazhdojmë këtë betejë deri në momentin kur kjo e drejtë kushtetuese të përmbushet nga autoritetet, të përmbushet nga Saliu, nga Luli i Saliut dhe nga autoritet e njësisë bashkiake”, theksoi deputeti Tahiri.
Deputeti socialist nënvizoi se opozita nuk do të ndalojë së kërkuari listat e votuesve deri kur të garantohet e drejta për zgjedhje të lira dhe vota e qytetarëve.
“Unë sapo i dorëzova edhe një shkresë zyrtare zonjës së minibashkisë, kandidates së Ilirit dhe Saliut. Kemi dorëzuar shkresa çdo ditë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, por do protestojmë me qytetarët deri kur e drejta jonë të përmbushet”, bëri me dije deputeti socialist Saimir Tahiri pranë njësisë bashkiake nr. 6 në Tiranë.
mit/NOA