English

UGK: Policia të tregojë kujdes për mbrojtjen e gazetarëve

Prishtinë, 31 mars 2011, NOA - Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) dënon ashpër moskujdesjen e Policisë së Kosovës ndaj gazetarëve, gjatë protestës së punëtorëve të PTK-së. UGK deklaron se lëndimi i gazetares së Kohavisionit, Saranda Rama dhe gazetarit të RTV 21 Arton Mulliqi gjatë protestës është i papranueshëm.

UGK thekson se Policia e Kosovës në momentin e ndërhyrjes ndaj punëtorëve të PTK-së, duhej të krijonte një vend të sigurt për gazetarët, me qëllim që ata të mos bëheshin pjesë e incidentit.

Unioni i gazetarëve i bën thirrje Policisë së Kosovës që të jenë të kujdesshëm ndaj gazetarëve, të cilët janë potencial për sulme pasi informojnë publikun kudo ku ka ngjarje. Ndërkohë UGK i bën apel edhe drejtuesve të PTK-së që të ndërmarrin menjëherë masa ndaj personave që sulmuan dy gazetarët e lartpërmendur.

mit/NOA

KOMENTE