Tiranë, 31 mars, NOA/ EDICIONI I DYTË - Gazetat shqiptare flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke pasqyruar improvizimin e kryer dje nga Prokuroria nw bulevardin kryesor tw vendit, me gardistwt dhe familjarwt e viktimave.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Prova në bulevard/ Familjet e 3 viktimave, përballë gardistëve”, i cili flet për provat e kryera nga prokuroria në vendngjarje, ku u vranë 3 viktima të 21 Janarit.
“Saleo Stojani rrëfen vrasjen e policit: Ishim duke vjedhur një vilë kur e qëlluam”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Vendimi i zbardhur i Kushtetueses: Pacolli duhet të lërë postin”; “Studimi: 1% e fëmijëve, preken nga autizmi” etj.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Licencat, si do të bëhet testimi për 10 profesione”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete procedurat e ligjit “Për profesionet e Lira”, në praktikë.
“Familja Brama nga Kruja, padit Dik Marty për shpifjet në raportin e trafikut të organeve” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Gardistët dhe familjarët e viktimave, përballë në bulevard”.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “ZGJOHU: Nuk e dimë kush na i jep paratë”, i cili citon reagimet e përfaqësuesve të Lëvizjes që u akuzua nga opozita se sponsorizohet me fonde qeveritare.
“E vetmja Rrugë – Slogani i PS-së për zgjedhjet e 8 Majit” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar sloganit të gjetur nga e majta për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore.
Kurse “Rektori Kule shkarkon Dekanin e Mjekësisë” flet për abuzimet në provime.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Ultimatum i komisionerit Fyle: Shqipëria, rrezikon izolimin nga BE”, i cili tregon sesi komisionari evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, lëshoi dje në Shqipëri deklarata për dialog politik mes palëve.
“Skandal/ Nëna 28-vjeçare lind në mes të rrugës në Mat” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Prokuroria ndërton virtualisht 21 Janarin”, “Licencimi për ushtrimin e profesionit, provimi në Maj” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “PS e Sarandës, mesazh Ramës: Fajin e ke ti, jo Saliu”, i cili pasqyron reagimin e socialistëve të qytetit jugor, ndaj përzgjedhjes së kandidatit të 8 Majit “nga lart”, me urdhër të kryetarit Rama.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Tryeza PD-PS, gati arritja e kompromisit”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Basha përballet me lumë ankesash në lagjet e Tiranës”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 31 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.