English

Uragan në aeroportin e Floridas, dhjetra vetë nën gërmalla

Florida, 31 mars 2011, NOA- Një uragan ka tronditur aeroportin e Floridas duke shembur një pjesë të godinës së tij.

Aeroporti i “Lakeland Linder Regional”, është dëmtuar nga ky fenomen natyror, duke bërë që më shumë se 60 persona të gjenden nën rrënojat e tij.

Rrjetet televizive amerikane flasin se shkak për këtë aksident është bërë si rrjedhojë e erërave të forta mbi 140 kilometra në orë, të cilat kanë goditur aeroportin, në një moment kur ai ishte në punë e sipër.

Si rrjedhojë e këtyre erërave janë shënuar gjithashtu edhe disa incidente të tjera, ndërsa janë shkaktuar edhe probleme në oraret e fluturimeve.

a.y/NOA

KOMENTE