E premte, 1 prill 2011, NOA- Ditën e djeshme kompania celulare AMC i dha jetë AMC Green, që përfshin projekte dhe nisma në ndihmë të mjedisit.
Punonjësit dhe përfaqësuesit e medias, në ceremoninë e organizuar në ambientet e AMC, u njohën me pamjen unike që do të shoqërojnë të gjitha veprimtaritë e AMC të përqendruara tek mjedisi.
Punonjësit pjesëmarrës pikturuan në panele të ricikluar shenja pamore që sugjerojnë veprime të gjelbra dhe kështu lanë shenjën e tyre në AMC Green.
Në këtë aktivitet Drejtori i Përgjithshëm i AMC, Dimitris Blatsios ju drejtua punonjësve duke thënë: “Ne në AMC dëshirojmë të jemi liderë në biznes, por edhe në ndërgjegjen e njerëzve për sa i përket përgjegjësisë sociale. Ndaj sot prezantojmë një nismë të madhe, e cila për ne ka aq shumë rëndësi, sa vendosëm ta paraqesim me identitet vizual të veçantë. E quajtëm AMC Green dhe si simbol zgjodhëm një pemë. Nisma do të konkretizohet nëpërmjet shumë veprimtarive në të ardhmen, sepse është shumë më tepër se një mjet komunikimi. Është një angazhim. Është një politikë afatgjatë dhe duam ta ndërthurim me kulturën tonë të korporatës.”
AMC është ndër kompanitë më aktive për sa u përket projekteve në të mirë të shoqërisë. Mbjellja e pemëve dhe shtimi i hapësirave të gjelbra është nismë e përvitshme e ndërmarrë nga AMC, ku mund të përmendim zbatimin e saj në rrugët në Tiranë, Bashkinë Kamëz dhe në parkun kombëtar të Llogarasë. Pastrimi dhe vendosja e koshave në shkolla, qytete apo zona turistike, fushata ndërgjegjësuese “Miqtë e ujit” për nxënësit, si dhe pastrim i plazheve janë disa nga aktivitetet që ka mbështetur AMC dhe ku kanë marrë pjesë edhe punonjësit e saj.
AMC Green është e pranishme në veprimtaritë e përditshme të kompanisë. AMC ka vënë në zbatim një sistem të menaxhimit mjedisor në përputhje me standardet dhe certifikatat e BE-së.
Ajo filluar programin e riciklimit të letrës në ambientet e saj dhe njëkohësisht uljen e konsumit të elektricitetit, letrës, lëndës së parë dhe mbetjeve. Këto nisma që respektojnë natyrën janë pritur mirë nga punonjësit dhe rezultatet e para nuk kanë vonuar. Koncepti AMC Green tashmë përputhet natyrshëm me kulturën e korporatës në AMC.
Qëllimi përfundimtar i këtyre aktiviteteve është futja e elementëve të ndërgjegjësimit mjedisor tek punonjësit e AMC dhe shoqëria, dhe si rezultat një strategji më e mirë për shfrytëzimin e burimeve natyrore.
AMC është një kompani me përgjegjësi sociale, që përdor teknologji të gjelbër në aktivitetin e saj dhe mbështet veprimet në të mirë të shoqërisë, sepse mbrojtja e burimeve natyrore do të thotë jo vetëm ruajtje e së shkuarës dhe të së tashmes, por edhe ndërtim i një të ardhmeje të qëndrueshme.
AMC e shikon botën si ti, plot përkujdesje, përgjegjësi dhe natyrisht të gjelbër!
NOA