SHBA, 29 Mars NOA - Për këtë pjesë duhej një grua e fortë dhe e sigurt, kjo krahas bukurisë dhe simpatisë që duhej ta karakterizonte.
Në këtë mënyrë regjisori i “Superman”, Zack Snyder pas një prove të shpejtë arriti të zgjedhë për rolin e të fejuarës Lois Lane.
Aktori 36-vjeçar, i cili vjen nga suksesi i “The Fighter”, do të jetë përkrah Henry Cavill në Kolossal. Xhirimet e filmit do të nisin në muajin gusht në Vancouver.
Ka qenë një zgjedhje jo shumë e lehtë, shpjegon regjisori për “Los Angeles Times”.
“Është kryer një kërkim shumë i madh. Roli i saj është shumë i rëndësishëm dhe për këtë arsye provat kanë qenë të shumta, por sapo u hasëm me Amy, ndjeva se ajo ishte perfekte për rolin”, - bëri të ditur regjisori.
r.b/NOA