English

Beqja padi në Prokurori: Ortakëria në qeveri po vjedh faturat e dritave

Tiranë, 1 prill 2011, NOA- Deputeti socialist Ilir Beqja ka paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës një padi për mënyrën e faturimit të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes.

Nëpërmjet kësaj padie ai ka deklaruar se kallëzon për vjedhjen e konsumatorëve shqiptarë përmes faturimit të energjisë elektrike.

Sipas tij faturimi mbi 30 ditë është abuzim e vjedhje nga kompania shpërndarëse, ndërsa Berisha është ortak me këtë kompani.

Menjëherë pas dorëzimit të padisë Beqja është shprehur për mediat se, “Pas përpjekjeve disa mujore si qytetar, po dhe në kuadër të angazhimit tim në Kuvendin e Shqipërisë, për të përmirësuar mënyrën e faturimit të energjisë elektrike për shqiptarët, sot iu drejtova prokurorisë së Tiranës me një kallëzim “për mënyrën e faturimit të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes”.

Ndër të tjera ia tha se, Kryeministri Berisha nga njëra anë premton se do u falë qytetarëve faturat e energjisë, ndërsa nga ana tjetër jo vetëm që nuk mbron interesat e konsumatorëve shqiptarë, por me kompaninë shpërndarëse të energjisë ku sipas deputetit socialist, kreu i qeverisë është aksioner dhe vazhdon të vjedhë shqiptarët.

a.y/NOA

KOMENTE